ITALI

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 951 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, numri i viktimave nga virusi është 30.

Në njoftimin e autoriteteve italiane, theksohet se numri i të shtruarve në spitale ka rënë ndjeshëm.

Në pavijonet e zakonshme momentalisht janë 149 të shtuar më pak se një ditë më parë, ndërsa në njësitë e kujdesit intensive 18.

Lajmi mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur të shëruar 5.455 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb