Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 118.994 persona të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 395 qytetarë.

Të shëruarit janë 187.816. Në repartet e kujdesit intensive ndodhen më pak persona të shtruar. Aktualisht, numri i përgjithshëm i rasteve aktive është 2.407.626 pacientë.

Sa i përket të shëruarve ato janë 187.816 persona, ndërsa 1.524 pacientë ndodhen të shtruar në terapinë intensive. Ndërsa në pavijonet e zakonshme ndodhen të shtruar 19.550 pacientë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb