ITALI

Në Itali janë regjistruar 5.822 raste të reja me COVID-19, rreth 1 mijë raste më pak se një ditë më parë. Po ashtu, ka pasur dhe një rënie të numrit të viktimave. Të dielën janë regjistruar 26 viktima, ndërsa një ditë më parë 31.

Aktualisht, rastet pozitive janë 96.977 qytetarë, Në terapinë e kujdesit intensive ndodhen 398 qytetarë, ndërsa në pavijonet e zakonshme janë 3215.

Campania është rajoni me numrin më të madh të rasteve, ndjekur nga Lombardia, Veneto, Lazio dhe Emilia Romagna.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb