Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit të situatës së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.072 raste të reja me virusin.

Ka një ulje të madhe krahasuar një ditë më parë, ku vendi regjistroi 3.127 persona të infektuar. Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 7 qytetar.

651 pacientë janë shpallur të shëruar, ndërsa edhe numri i shtrimeve në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë ndjeshëm.

Megjithatë, përtej këtyre fakteve, autoritetet e shëndetësisë përtej Adriatikut apelojnë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të frenohet përhapja e pandemisë COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb