Ka një rënie të lehtë të numrit të të infektuarve me COVID-19 në Itali. Ministria e Shëndetësisë njofton, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15.267 raste të reja, ndërsa 354 të tjerë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Në të gjithë spitalet përtej Adriatikut, ndodhen 243 pacientë në njësinë e kujdesit intensive. Aktualisht në të gjithë vendin janë 530,357 persona të infektuar, ndërsa të shëruar që prej fillimit të pandemisë janë 2.605,538 persona.

Kujtojmë se nga kjo e hënë e deri pas festës së Pashkëve është limituar qarkullimi i qytetarëve, baret dhe restorantet janë mbyllur dhe operojnë vetëm me shërbimin me dërgesa, ndërsa hapur mbesin supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, stacionet e karburantit dhe disa aktivitete të tjera biznesi.

Shkollat janë mbyllur në të gjitha rajonet e konsideruara zona të kuqe, ndërsa në ato portokalli, mësimi zhvillohet me alternime. Sardenja përjashtohet nga të gjitha kufizimet e reja pasi konsiderohet zonë e bardhë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: