Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5.321 raste të reja me virusin.

Me një ulje rreth 1200 infektime më pak krahasuar me një ditë më parë.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 5 persona s’kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 128.068 persona.

Lajmi i mirë është se janë shpallur të shëruar 1.250 persona.

Autoritetet paralajmërojnë shtim të rasteve edhe në ditët në vazhdim.

Kjo për shkak se vendi është i mbipopulluar nga prezenca e turistëve të shumtë, por edhe variant Delta, që është duke qarkulluar me shpejtësi në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb