“Pandemia aktuale kërkon kohë, e ne jemi më të përgatitur për të ardhmen. Ne nuk e dimë se sa do të zgjasë kjo pandemi globale”.

Kështu është shprehur në një deklaratë kryeministri italian, Mario Draghi, e nënvizon nevojën e rikonstruktimit të sistemit shëndetësor në total.

Ai thotë se me përgjigjen pozitive nga EMA dhe AFIA, në lidhje me vaksinën “Johnson & Johnson, sasia e porositur nga nga kjo vaksinë, do të vendoset në shërbim të qytetarëve.

Sipas mediave italiane, rreth 184 mijë doza të vaksinës “Johnson & Johnson”, do të shpërndahen në rajone të ndryshme të Italisë.

Sakaq, kujtojmë se ka pretendime se vaksinat e prodhuara nga kompania “Johnson & Johnson” shkakton mpiksje të gjakut, por deri më tani të dhënat janë fare të pakta.

Vlen për t’u përmendur, se ndryshe nga vaksinat e tjera të prodhuara deri më tani, që e kanë të nevojshme injektimin e dy dozave, vaksina “Johnson & Johnson” është efikase me vetëm një dozë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb