Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, kryeministri italian, Mario Dragji, ka thënë se vaksinimi do të bëhet i detyrueshëm për popullatën dhe në vend, do të implementimet doza e tretë.

“Jam duke biseduar në këtë drejtim me ministren Speranza. Orientimi është që të shtohen më shumë kategoritë ku vaksinimi të bëhet i detyrueshëm”, tha Draghi.

Kryeministri theksoi ndër të tjera dhe rëndësinë që ka certifikata e vaksinimit. Sipas tij ajo do të zgjatet në kohë, në mënyrë që eficenca e saj të jetë më e madhe.
“Jemi duke menduar bërjen e dozës së tretë të vaksinës”, përfundoi Draghi, duke mos preferuar të japë detaje të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb