Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 15.021 persona të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije më tej, se për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 43 qytetarë.

Numri i të shtruarve në spitale është në rritje, ndërsa me 4 në terapi intensive dhe 169 në pavijonet e zakonshme. Sa i përket të shëruarve ato janë 6.685.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali janë 232,000 aktualisht pozitivë me Covid. Që nga fillimi i pandemisë totali i rasteve është 5,109,082, vdekjet 134,195.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb