Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 42.081 persona të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen 141 qytetarë. Norma e pozitivitetiut është 11.3%.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 42.081 raste të reja me Covid-19 krahasuar me 372.776 tampone të kryera.

Kujdesi intensiv dhe shtrimet në terapitë e zakonshme në spital janë në rënie.

Krahasuar me një ditë më parë, personat e shtruar në terapi intensive në fakt janë ulur me 19 njësi, ndërsa ata në pavijonet e zakonshme të Covid-it janë ulur me 103 njësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: