Në 24 orët e fundit janë regjistruar në Itali 75.861 persona të infektuar me COVID-19.

Norma e pozitivitetit është 11.1%. Nga ana tjetër, autoritetet njoftojnë se për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 325 qytetarë.

Pak më shumë se dy vjet pas fillimit të pandemisë, Italia ka kaluar 150 mijë vdekje nga Covid. Nga ana tjetër, 11,923,631 italianë janë infektuar me virusin, ndërsa pozitivët aktualisht janë 1,813. 274, me rënie 61.351 në 24 orët e fundit, ndërsa 9.960.136 shpallur të shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: