Janë regjistruar 192.320 persona të infektuar me virus në Itali.

Norma e pozitivitetit është 16.3%, ndërsa nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 380 qytetarë.

Repartet e terapisë intensive janë ulur me 27, ndërsa të martën në pavijonet e tjera Covid janë shtruar 52 pacientë të tjerë. Sot janë 136.152 të shëruar.

Shifrat në spital

Gjithsej 1688 pacientë me Covid janë të shtruar në urgjencë, me 134 shtrime të reja brenda 24 orëve, ndërsa janë gjithsej 19500 të shtruar me simptoma. Aktualisht pozitivët janë 2,626,590 (64,434 më shumë) dhe deri më sot ka 142,205 vdekje.

Rajonet

Lombardia është rajoni në të cilin është regjistruar numri më i madh i rasteve të reja, 37,233 nga 227,504 tampone, e ndjekur nga Veneto me 21,209 (150,538 teste të kryera) dhe nga Emilia Romagna, me 20,650 infeksione të tjera nga 80,89.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb