Italia ka regjistruar 6,764 raste të reja me koronavirus , krahasuar me 491,962 tampone të kryera.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 31 të vdekur ndërkohë që janë rritur ndjeshëm shtrimet në spitale. Po ashtu bëhet me dije se 3392 persona janë  shëruar .

OBSH ka paralajmëruar se Europa është kthyer në epiqendrën e Covid-19 ku shumë shtete po regjistrojnë shifra rekord të infektimeve. Teksa autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim mijëra qytetarë në Europë tashmë prej javësh të tëra po protestojnë kundër Green Pass.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: