Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.558 persona të infektuar me virusin.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 10 pacientë nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Shtrimet në spitale kanë pësuar një rritje të lehtë. Mediat shkruajnë se në të gjitha spitalet përtej Adriatikut ndodhen të shtruar 1.760 qytetarë, ndërsa në total 49.310 persona janë pozitivë, me shumicën prej tyre që po kurohen nga sëmundja në shtëpi.

Autoritetet shëndetësore, apelojnë qytetarët për t’u treguar të kujdesëm dhe të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të frenojnë përhapjen e pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb