Janë rritur sërish shifrat e infektimeve në Itali.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18.938 të infektuar, 1717 raste më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Numri i viktimave është rritur gjithashtu. Në bilancin e fundit janë renditur 718 fatalitete nga COVID-i, mbi 200 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Në të gjitha spitalet e Italisë, ndodhen në njësinë e kujdesit intensiv, 26.175 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: