Ministria e Italisë ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.743 të infektuar me virusin.

Nga krahu tjetër, nuk kanë fituar betejën me virusin 7 qytetarë.

Të shëruarit në 24 orë janë 1.001, ndërsa në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjithë spitalet e vendit ndodhen aktualisht 178 pacientë.

Autoritetet shëndetësore, apelojnë qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që të ndërpritet zinxhiri i infeksionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb