Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 18.916 persona me COVID-19, ndërsa janë shënuar 280 të vdekur nga virusi i rrezikshëm.

Po ashtu, autoritetet njoftojnë se aktualisht në të gjithë vendin ndodhen 2.216 qytetarë në terapitë e kujdesit intensiv, ku krahasuar me dje, kemi një rritje me 22 pacientë.

Ndërsa në të gjithë spitalet e territorit italian janë të shtruar 18,372 persona. Aktualisht në të gjithë vendin janë 411,999 të infektuar.

Rajoni më i prekur është ai i Lombardisë me 4,191 të infektuar dhe ndiqet nga rajoni i Emilia-Romagna dhe Campania.

Italia është një nga vendet më të prekura në Evropë nga pandemia e koronavirusit, që prej shpërthimit të pandemisë rreth një vit më parë vendi ka regjistruar 97.507 persona të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb