Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7.852 persona të infektuar me COVID-19.

Sa i përket viktimave, sipas raportimeve, ato janë 262, ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 123.544 viktima.

Lajmi mirë është që janë shpallur të shënuar 19.023 persona. Në total, që prej fillimit të pandemisë në Itali janë regjistruar 4.131.078 raste, ndërsa nga krahu tjetër, të shëruarit janë 3.655.112 persona.

Rastet aktive në vendin fqinj, janë 352.422, 11.437 më pak krahasuar me një ditë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: