Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me virusin një qytetar. Sa i përket personave të shëruar, ato janë 6, njoftojnë autoritetet në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

26 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës.

Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.

Në total numri i rasteve aktive është 170.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb