Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka përditësuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 qytetarë të infektuar me virusin.

Nga krahu tjetër, 2 persona, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-19. Lajmi mirë është se gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur 6 qytetarë të shëruar.

Njoftimi i plotë:

24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.

Në total numri i rasteve aktive është 171.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb