Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 41 qytetarë të prekur me COVID-19.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin tre qytetarë.

Sa i përket të shëruarve ato janë 29, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 227.191. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njofton se numri i rasteve aktive është 642.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.
Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb