Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 160 qytetarë të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë. Lajmi i mirë është se janë shpallur të shëruar 1.039 qytetarë, ndërsa ky numër që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 149.820.

Sa i përket numrit të rasteve aktive ai është 6.751.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb