Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar 350 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.

Sa i takon të shëruarve ato janë 54, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre, që prej fillimit të pandemisë në 158.195.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

11 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës.
Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195.

Në total numri i rasteve aktive është 2.083.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb