Kosova ka regjistruar një rritje të rasteve të reja dhe fataliteteve në 24 orët e fundit, edhe pse shifrat janë stabël.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë  68 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 edhe pse numri është dyfishuar në krahasim me një ditë më parë

Po ashtu MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes, pothuajse duke e trefishuar numrin e ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: