Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar shifrat e reja të COVID-19 në vend.

Sipas njoftimit të tyre, në vendin fqinj, nga 2.533 testime të bëra në 24 orët e fundit, 50 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Nuk kanë fituar betejën me virusin 16 qytetarë, ndërsa të shëruarit janë 133.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, deri tani në vend janë bërë gjithsej 765.984 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar në vend, nga fillimi i epidemisë arrin në 154.937, numri i të shëruarve është 146.632, i të vdekurve është 5.265, kurse numri i rasteve aktive arrin në 3.040.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb