New York

Qindra trupa të pajetë të cilët ndërruan jetë në valën e parë të Covid-19 në Neë York janë ende në kamionët frigoriferik buzë lumit në Brooklyn. 650 trupat e pajetë i përkasin personave të cilët ndërruan jetë në muajin prill.

Familjarët e disa prej tyre nuk u shfaqën asnjëherë, ndërsa pjesa tjetër nuk mund të përballonte varrimin e tyre. Numri i të vdekurve për shkak të virusit në New York deri tani ka shkuar në 34 233 njerëz.

Kurse, numri total i të infektuarve për shkak të virusit në Nju Jork ka shkuar në 634 035 persona.

Për shkak të numrit të larëë të rasteve me Covid-19, kryebashkiaku i New York-ut Mayor Bill de Blasio njoftoi më 19 nëntor se shkollat publike do të mbyllen dhe nxënësit do të mësojnë online.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb