BERAT

4 mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan kanë rezultuar të infektuar me Coronavirus. Mësuesit udhëtonin të gjithë së bashku në të njëjtin automjet për të shkuar në punë drejt fshatit Mbrakull dhe ditën që kanë shfaqur edhe shenjat e para të sëmundjes kanë qënë në punë.

Pas kryerjes së tamponit ata kanë rezultuar të katërt “pozitivë”. Menjëherë pas kësaj,mësuesit janë karantinuar,ndërkohë që janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre që rezultojnë të jenë kontakte të afërta me ta si dhe disa nxënës. “Pozitiv” me SarsCov-2 është konfirmuar edhe një efektiv i policisë së qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
Polici rrugor mësohet se ka qënë duke patrrulluar deri dy ditë më parë,kur edhe ka kryer “tamponin”,pasi kishte pasur temperaturë të lartë dhe kollë. Ai është karantinuar dhe bashkë me të janë karantinuar edhe kolegët e tij të shërbimeve të turnit. Tamponët “pozitiv” të efektivit të policisë dhe mësuesve kanë mbërritur pasditen e djeshme pranë DSHP Berat,së bashku edhe me tamponet e 5 shtetasve të tjerë të infektuar në Berat e Kuçovë,që rezultojnë të jenë kontakte të rasteve të mëparshme. Burimet zyrtare pranë Inspektoriatit të Higjenës dhe DSHP Berat bëjnë me dije se,është kryer dezinfektimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Mbrakull në Poliçan,ku edhe janë mbyllur përkohësisht disa klasa.
Të njëjtat burime konfirmojnë se,është kryer edhe dezinfektimi i disa ambjenteve në DPV Berat,ndërkohë që mjekët epidemiologë janë duke kryer edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontaktit të personave të infektuar me Covid-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb