Rreth 3 milionë fëmijë në SHBA janë infektuar me COVID-19 që prej fillimit të pandemisë.

Vetëm javën që lamë pas, numri i fëmijëve të infektuar ishte 117.518, duke shënuar kështu një rritje prej 10% në raport me dy javët e fundit.

Sipas CNN, fëmijët përfaqësojnë 12.9 % të të gjitha rasteve të regjistruara në SHBA.

Megjithatë kjo grupmoshë manifeston simptoma të lehta të sëmundjes dhe kanë qenë të paktat rastet ku kanë shkuar deri në fatalitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb