Situata e COVID-19 në vend ndodhet në një gjendje të stabilizuar.

Gazetari Erion Skëndaj raporton për “BalkanWeb”, se në të gjitha spitalet COVID-19 në vend, janë të shtruar më pak se 120 të shtruar. Sa i përket spitaleve COVID-19 në Tiranë, sipas gazetarit, numri i shtrimeve është rreth 30.

Gjithashtu, ka rënë edhe urgjencat spitalore. Në ditë, mund të ketë nga 1 ose 3 të shtruar në spital, ndërkohë që numri i të shëruarve është shumëfish më i madh.

Sipas gazetarit Skëndaj, këto të dhëna janë tregues që popullsia është imunizuar, shtuar këtu edhe vaksinimin masiv, që aktualisht është në shifrat e 500 mijë vaksinimeve. Shqetësuese sipas gazetarit janë dëmet që të shkakton sëmundja.

Në të shumtat e herëve sipas Skëndajt, pacientët dëmtohen rëndë në mushkri dhe rehabilitimi i tyre kërkon muaj kohë.

Ai gjithashtu ngriti apelin e mjekëve dhe ekspertëve, të cilët kanë theksuar se duke qenë se situata e COVID-19 në vend është më e stabilizuar, spitali Shefqet Ndroqi, i cili është i vetmi spital në vend për sëmundjet plumonare, të kthehet në shërbim për këtë kategori të sëmurës dhe e gjithë ngarkesa e shtrimeve, të shkojë në spitalin COVID-1, e thënë ndryshe, Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb