13 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 542 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki:

11 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Fier, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kurbin, Divjakë, Vlorë, Selenicë, Himarë, Tepelenë.

Janë 285 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,557 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 24
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 542

Testime totale 1,988,750
Raste pozitive 331,433
Raste të shëruara 327,557
Raste Aktive 285
Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 197
Elbasan 23
Fier 18
Gjirokastër 15
Vlorë 11
Shkodër 7

Durrës 7
Berat 5
Lezhë 2
Kukës 2
Dibër 1
Korçë 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: