Thomas Strakosha mbetet sërish jashtë Lazios, sërish pozitiv me COVID-19. Gardiani kuqezi është i fundit nga lojtarët e prekur që ende nuk është bashkuar me grupin, më herët Lukas Leiva dhe Ciro Immobile rezultuan negativ në kontrollet e fundit. Sipas mediave italiane, situata që rrethen portierin shqiptarë është shumë enigmatike.

Strakosha
Strakosha

Ashtu si pjesa tjetër e ekipit edhe Strakosha i është nënshtruar tamponit të radhës, por sërish nuk është bashkuar me ekipin në stërvitje. Zyrtarisht nuk ka një përgjigje nga ana e klubit duke e bërë më të pa qartë gjendjen e tij. Fakt është që Strakosha mungon prej afro një muaji.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb