Në një kohë kur futbolli është ndalur thuajse në të gjithë botën, shumë klube kanë filluar të bëjnë llogaritë për të ardhmen pasi sezoni aktual po shkon drejt ndërprerjes përfundimtare. Afati i fundit i vendosur nga UEFA është muaji qershor, në të kundërt, ky sezon do të bëhet nul. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Barcelona po mendon që tani për sezonin pasues duke përforcuar edhe më shumë idenë e tyre për të transferuar në “Camp Nou” sulmuesin e Inter, Lautaro Martinez.

Sport
Sport

Gjithnjë sipas Sport, Martinez i ka thënë “Po” Barcelonës ndërsa mbetet vetëm që palët, Inter dhe Barcelona, të gjejnë akordin ndërmjet tyre. Drejtues të klubit blaugrana prej më shumë se një viti kanë vendosur kontakte me përfaqësues të argjentinasit duke marrë aprovimin e tij. Përcaktues në këtë tratativ pritet të jetë presidenti Zhang i cili ka theksuar se asnjë nga yjet e Interit nuk do të largohet, gjithnjë nëse nuk e kërkojnë vetë diçka të tillë. Martinez ka një klauzolë largimi prej 111 milion euro, e vetmja mënyrë për tu larguar është nëse Barcelona paguan kesh një shumë të tillë, pa përfshirë në negociata lojtarë të tjerë si Vidal.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb