Ndërprerja e çdo aktiviteti sportiv si pasojë e emergjencës ndaj Covid-19 i dha më shumë kohë Harry Kane të jetë në dispozicion të Tottenham për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi anglez vijon rikuperimin por e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë teksa nuk përjashtohet mundësia që në fund të sezonit kapiteni të largohet nga “gjelat” londinez.

Harry Kane Premier League Tottenham 121hn6m3pwleb1owsy3hnmixh0
Harry Kane Premier League Tottenham 121hn6m3pwleb1owsy3hnmixh0

Sipas “Daily Mail”, Kane e ka bërë të qartë dëshirën e tij, kërkon që sezonin e ardhshëm të luaj në Champions League, nëse Tottenham nuk e arrin këtë objektiv, Kane mund të ndryshoj destinacion ku Man.United mbetet në pritje të zhvillimeve. Pavarësisht dëshirës së Kane, Tottenham nuk ka ndërmend të dorëzohet kaq lehtë, i kujton kapitenit kontratën e cila i skadon më 30 qershor 2024, kontratë të cilën kanë ndërmend ta respektojnë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb