I ftuar në studion e lajmeve në News 24, mjeku i njohur Pëllumb Pipero tha ndër të tjera se koha ka treguar që Covid 19 nuk po sillet vetëm si virus respirator. Ai shtoi se ka raste tek pacientët që tregojnë se truri është i pari që goditet nga virusi.

“Covid 19 sjell koagulimin e gjakut , shkakton koagola në të gjithë trupin, kjo mund të sjellë infarkt të trurit, zemrës, probleme të mëlçisë. Ca thonë se dëmtimet që le në veshka janë të pariparueshme. Ajo që mund të them është se Covid 19 nuk po sillet si virus respirator. I pari dëmtohet truri, shkakton konfuzion mendor, të folurit përçart, jep pagjumësi, pra ndodh dëmtim i qelizës së trurit nga virusi. Kemi pasur tre raste pacientësh ku e kemi vërejtur një gjë të tillë, jep dëmtime të qelizave trunore. Kemi 6 apo 7 muaj me këtë virus nuk dimë për sa kohë organet ngelen të dëmtuara prej tij, nuk dimë edhe nëse lë apo nuk lë imunitet. Duhet të kalojnë 18 deri në 24 muaj që të kemi të dhëna më të qarta”,- shtoi mjeku.

Edhe Brataj pranoi se aparati respirator dhe enët e gjakut dëmtohen më shumë nga virusi. “Rasti kur humbet shijen është dëmtim i një nervi në sistemin nervor”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: