Ekspertët e OBSH-së paralajmëruan sot se bota mund të ketë edhe gjashtë muaj të tjerë rrugë të vështirë përpara, para se vaksinat të mposhtin pandeminë e COVID-19.

“Në shumë vende situata është shumë shqetësuese dhe do të përkeqësohet”, tha Maria Van Kerkhove, kreu i OBSH-së për Menaxhimin e Pandemisë.

Ajo shtoi se një pjesë e vogël e vendeve po përjetojnë një transmetim tepër intensiv, veçanërisht në Europë dhe Amerikën e Veriut, me një numër vërtet të frikshëm për sa i përket rasteve, shtrimeve në spital dhe pranimeve në njësitë e kujdesit intensiv.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb