Zgjidhjet që kemi në dispozicion tani mund të na ndihmojnë ta mundim shtypim dhe ta kontrollojmë koronavirusin, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për median për pandeminë Covid-19.

“Italia, Spanja dhe Koreja e Jugut janë shembuj të suksesshëm”, theksoi ai.

“Nuk ka një shkop magjik kundër këtij virusi. Zgjidhja është në duart tona”, shtoi Ghebreyesus.

“Duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme, jo vetëm qeveritë, por edhe shoqëritë në tërësi”, përfundoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb