OBSH paralajmëroi dje se transmetimi i COVID-19 në të gjithë rajonin europian vazhdon të mbetet gjerësisht i përhapur dhe intensiv, duke kërkuar mbajtjen e maskave ​​në tubimet familjare të Krishtlindjeve.

“Mund të ndiheni jo rehat të vini maska ​​dhe të praktikoni distancën fizike kur jeni pranë miqve dhe familjes, por duke bërë kështu kontribuoni në mënyrë të konsiderueshme që të gjithë të mbeten të sigurt dhe të shëndetshëm”, publikoi organizata në faqen e saj të internetit.

Ky paralajmërim vjen ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus njoftoi se gjatë javës numri i vdekjeve javore u rrit me rreth 60%, me një dyfishim në Europë në gjashtë javët e fundit.

“Shumica e rasteve dhe vdekjeve janë në Europë dhe Amerikë”, tha ai.

OBSH vuri në dukje se pavarësisht disa përparimeve të brishta të bëra kundër koronavirusit të ri, transmetimi i COVID-19 mbetet mjaft i përhapur dhe bëri thirrje për kujdes të vazhdueshëm dhe ndjekje të masave të ndërmarra.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb