TIRANË

Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të kalojë në kolaps, për shkak të pandemisë. Dhe kjo nuk lidhet vetëm pasojat e koronavirusit, por me pamundësinë që në spitalet e vendit mund të trajtohen sëmundjet e tjera. Alarmin e ka ngritur Organizata e Kombeve të Bashkuara, në një raport të sajin mbi planet social-ekonomike të Shqipërisë për t’iu përgjigjur pandemisë.

Aty nënvizohet se vendi mund të përballet me shtim të vdekjeve, për shkak të mos trajtimit të sëmundjeve të tjera të kurueshme dhe të parandalueshme, për shkak se kapacitetet shëndetësore të Shqipërisë mund të jenë në pjesën më të madhe të tyre në fuksion të pandemisë së COVID-19.

‘Sistemi shëndetësor i Shqipërisë mund të tejngarkohet së shpejti nga epidemia e COVID-19, nëse nuk mbështetet si duhet. Siç theksohet edhe në Analizën e Situatës, vdekjet nga virusi mund të tejkalohen së shpejti nga vdekjet që ndodhin për shkak të sëmundjeve të parandalueshme ose të trajtueshme, që nuk do të menaxhoheshin dot më tej për shkak të mosfunksionimit të sistemit shëndetësor’.

Në gjetjet e raportit të OKB-së situata e epoidemisë në shqipëri do të sjellë gjithashtu një rritje të papunësisë, varfërisë dhe pabarazisë. Sipas planit social ekonomik, rimëkëmbja e vendit nga Covid-19 duhet të përqendrohet në 5 shtylla kryesore.

Qeveria shqiptare thotë plani i zyrë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara duhet të kujdeset për mbrojtjen e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore, mbrojtjen sociale për kategoritë e ndryshme për të zbutur varfërinë, sigurimi i vendeve të punës dhe ndihmë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe bashkëpunim shumëpalësh për menaxhimin makroekonomik.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: 

file:///C:/Users/besmi/Downloads/Socio%20Economic%20Plan%20Albania_0.pdf

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb