Pandemia e koronavirusit rrezikon të zhysë në varfëri 29 milionë persona në Amerikën Latine, tha sot organizata joqeveritare “Veprim kundër Urisë”.

“Një në tre latino-amerikanë vuante nga pasiguria ushqimore që para se pandemia të godiste rajonin”, tha Benedetta Lettera.

“Tkurrja e pritshme e ekonomisë rajonale dhe papunësia në rritje do ta kthejnë këtë në krizën më të madhe të shekullit të fundit”, shtoi ajo.

Kufizimet kanë ndaluar shumë latino-amerikanë që të fitojnë jetesën, ndërkohë që sistemet e sigurimeve shoqërore shpesh janë të dobëta.

Sipas OJQ-së, shumë njerëz po kthehen në fshatrat e tyre të origjinës dhe migrantët në vendet e tyre të lindjes, gjë që ka shtuar barrën mbi ekonomitë lokale dhe sistemet shëndetësore në këtë kontinent.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb