Koronavirus ka prekur thuajse të gjithë botën, ka gjunjëzuar shumë shtete dhe ka paralizuar gati totalisht futbollin. Rusia, Brazili, Argjentina dhe Turqia, ishin vendet e fundit që u dorëzuan përballë Covid-19 duke i dhënë fund kampionateve respektive.

Melburne
Melburne

Pavarësisht kësaj tabloje, ka ende shpresë dhe ka ende vende ku futbolli vijon të luhet rregullisht. Bjellorusi, Australi, Nigeri, Angola, Indonezi, Palestine, Nikaragua dhe Hong Kong vijon të luhet futboll rregullisht. Këto shtete nuk kanë marrë parasysh thirrjet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë duke vijuar me aktivitet lokale, madje edhe me publik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: