Agjencia Rajonale Përgjegjëse për Shëndetin (ARS) në rajonin e Parisit, ka dhënë një urdhër të rreptë për spitalet dhe klinikat në zonë për të pezulluar 40% të aktiviteteve të tyre mjekësore-kirurgjikale me qëllim rritjen e numrit të shtretërve të disponueshëm për kujdesin intensiv për pacientët Covid-19, deklaroi drejtori i saj i përgjithshëm, Aurélien Rousseau.

”Me 973 të sëmurë aktualisht në reanimacion për më pak se 1 050 shtretër në dispozicion”, deklaroi ai.

”Ne jemi në një situatë tensioni shumë të fortë”, theksoi Rousseau, intervistuar nga AFP.

”Shpresoj se kufiri i ri i vendosur për 1 577 shtretër do të arrihet javën e ardhshme”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb