Më në fund është zyrtare: Paulo Dibala është shëruar. Argjentinasi, informon Juventusi nëpërmjet një komunikate zyrtare, “ka kryer testin e dyfishtë sipas protokollit me testet diagnostikuese (tamponë) për koronavirus-Covid-19: përgjigja ka qenë negative. Ndaj lojtari është i shëruar dhe nuk do t’i nënshtrohet më regjimit të autoizolimit në shtëpi”.

Një lajm i shkëlqyer ky pas njoftimit të 21 marsit për infektimin e tij. Prej disa javësh në fakt, gjendja e sulmuesit bardhezi ishte shumë e mirë. Njëkohësisht me klubin, edhe vetë Dibala ka shprehur gëzimin e tij me një mesazh në instagram: “Fytyra ime tregon gjithçka: më në fund in shëruar nga Covid-19”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb