SPANJE

Sërish shifra alarmante nga Spanja ku numri i të infektuarve dhe të vdekurve ditët e fundit është rritur ndjeshëm.

Spanja ka raportuar 864 viktima në 24 orët e fundit për shkak të koronavirusit, duke e çuar në total numrin e të vdekurve nga Covid-19 në 9053.

Për të pestën ditë radhazi në Spanjë regjistrohen mbi 800 viktima. Ministria e Shëndetësisë raportoi se numri i rasteve të konfirmuara ka kaluar 100000.

Spanja është vendi i dytë në botë për sa i përket numrit të viktimave, pas Italisë e cila ka 12 428 të vdekur nga koronavirusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb