Koronavirusi, një nga temat e mëdha të verës që është në portë, është mbijetesa e Covid-19 në kushte të nxehta. Walter Ricciardi, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë në Itali dhe përfaqësues në OBSH ka sqaruar çështjen. Ai ka thënë se gjëja kryesore është se infeksioni do të dobësohet.

“Kini kujdes sepse virusi do të qarkullojë sërish dhe ne do të duhet të vazhdojmë të respektojmë rregullat e higjienës dhe distancimit. Por ne mund të bashkëjetojmë më mirë”.

Riciardi citon kërkimet e fundit në SHBA. “Një studim i paraqitur në 24 prill nga Nën sekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme në Shtëpinë e Bardhë do të tregonte se virusi vuan nga nxehtësia e lagësht. Në ambiente të mbyllura, 24 gradë celsius dhe me lagështi 20% mund të rezistojë në një sipërfaqe për 18 orë, me 35 ° dhe një lagështi prej 80% nuk e kalon një orë. Dhe nëse jeni në diell, mjaftojnë 24 ° dhe niveli i njëjtë i lagështisë që ai të zhduket në dy minuta”, deklaroi Ricciardi në një intervistë për “La Stampa” duke shtuar: “Atëherë do të shohim në qershor kur virusi mund të lehtësohet në nxehtësinë e lagësht.”

“Italia dhe gjithashtu edhe Piemonte, paguajmë vite mungesë investimesh në shëndetësi, në veçanti të shërbimeve territoriale. Ministri Speranza ka përgatitur një plan për forcimin e territorit. Por ne do të duhet të përfitojmë nga kjo përvojë për të rivendosur Shërbimin tonë Kombëtar të Shëndetit, duke filluar – nënvizon ai – nga mjekët e familjes dhe shërbimet territoriale që duhet të punojnë në marrëveshje me spitalet “.

Si duhet të sillen italianët në daljet e tyre?
“Bazat janë gjithmonë ato të distancës dhe higjienës personale, përveç asaj mjedisore. Nëse shkoj të vizitoj të afërmit, veçanërisht nëse janë të moshuar, më duhet të mos i prek ata dhe nëse nuk jam i sigurt për të mbajtur gjithmonë distancën, është më mirë të vendosni maskën kirurgjikale. Pastaj lani duart ndërsa hyni në shtëpi. Por jo mbledhje. Në një dhomë prej 30 metrash katror më shumë se katër më mirë të mos qëndroni”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb