Për të evituar shpërndarjen e koronavirusit është mirë të mbani maskën në fytyrë, mbi të gjitha nëse bëni seks me dikë tjetër jashtë familjes. Është kjo këshilla e përfaqësueses shëndetësore kanadeze Theresa Tam, që sugjeron qytetarët e saj të ‘evitojnë edhe puthjet’ .

Sipas asaj që raporton Bbc, funksionarja kanadeze bën thirrje për të marrë masa adeguate në rast të raporteve seksuale me partnerët jo të përhershëm dhe shpjegon: ’Si të gjitha aktivitetet në rast pandemie, që përfshijnë afërsinë fizike, ka disa gjëra që mund të bëni për të reduktuar rrezikun e shpërndarjes së infeksionit të virusit dhe është më e sigurt të evitoni seksin gjatë pandemisë, një nga këto është edhe mbajtja e maskës edhe kur bëni seks’, shton Tam.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb