Në La Liga u shënua rasti i parë pozitiv me Covid-19, mbrojtësi i Valancia, Ezequiel Garay, por ky virus është përhapur me shpejtësi edhe në pjesën tjetër të ekipit. Klubi i Valencias me anë të një postimi në faqen zyrtare ka bërë më dije se numri i të prekurve tashmë ka shkuar në 5, ku bëhet fjalë për lojtarë dhe antarë të stafit, por pa i specifikuar.

Ezequiel Garay Copy 1584271265
Ezequiel Garay Copy 1584271265

Të gjithë janë në shtëpitë e tyre në izolim por me shëndet të mirë. Klubi i Valencias do të vetë izolohet, lexohet ndër të tjera në njoftimin për mediat. Në kranatinë pritet të futet edhe Atalanta, ekip më të cilin Valencia u përball në 1/8 e Champions League. Mes lojtarëve që do të futen në vet izolim do të jete edhe mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: