Koronavirusi po futet frikshëm çdo ditë e më shumë në institucionet shëndetësore në qytetin e Beratit.

Dy infermiere të Qendrën Shëndetësore Nr.1 në lagjen “Donika Kastrioti” kanë rezultuar sot “pozitive” me Covid-19. Mësohet se infermieret e kësaj qendre nuk kanë pasur asnjë kontakt pozitiv të afërt apo brenda familjes dhe nuk dihet ende se nga janë infektuar.

Ato ishin në shërbim në të njëjtin turn dhe mendohet se mund të jenë infektuar në punë,nga ndonjë pacient që mund të ketë qënë i infektuar por asimtomatik dhe që ka ardhur në këtë qendër për të kryer injeksione apo ndonjë shërbim tjetër.

Infektimi i 2 infermiereve ka sjellë edhe mbylljen e Qendrës Shëndetësore Nr.1, pas dezinfektimit të plotë të të gjitha ambjenteve të brendshme të saj. Burimet shëndetësore bëjnë me dije se, qendra do të mund të hapet nqs do të arrihet të gjendet personel shëndetësor zëvendësues, deri në negativizimin e plotë të dy infermiereve të infektuara.

Pas këtyre infektimeve të reja brenda kësaj qendre, i gjithë personeli i mjekëve dhe infermierëve është karantinuar dhe do ti nënshtrohet tamponit. Burime të besueshme brenda institucionit të DSHP-së Berat bëjnë me dije se, problem ngelet vonesa në kthimin e përgjigjeve të tamponëve të kryer dhe aktualisht sot në Berat kanë mbërritur tamponët e kryer në dt. 24 Tetor. Sipas këtyre burimeve, vonesat prej rreth 10 ditësh në mbërritjen e përgjigjeve të testimeve të kryera e bëjnë të pamundur edhe hetimin epidemiologjik të zinxhirit të kontakteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb