3 mësuese “pozitive” në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” dhe 1 mësuese “pozitive” në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” 

Numri i mësueve dhe nxënësve që janë infektuar me Covid-19 në qarkun e Beratit është rritur nga dita në ditë.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanëeb” se që prej fillimit të shkollave, në qarkun e Beratit regjistrohen 72 mësues dhe 15 nxënës të infektuar me SarsCov-2, ndërkohë që në kopshte e çerdhe janë shënuar 21 edukatore dhe 4 sanitare të infektuara.

Vetëm ditën e sotme 3 mësuese në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” janë konfirmuar “pozitive” me Covid-19,duke e çuar në 7 numrin e mësuesve të infektuar brenda një jave në këtë shkollë. Mësohet se mësueset janë karantinuar,ndërkohë që disa klasa janë dezinfektuar dhe mbyllur përkohësisht.

Edhe në Qendrën e Zhvilllimit Rajonal në Berat,2 fëmijë janë konfirmuar sot të infektuar me Coronavirus.

Dy ditë më parë në këtë qendër u konfirmuan “pozitiv” me Covid-19 2 kujdestarë dhe pas kësaj i gjithë stafi dhe 46 fëmijët janë karantinuar brenda ambjenteve të qendrës.

Në QZHR në Berat janë strehuar prej vitesh 46 fëmijë me aftësi të kufizuara, aftësi ndryshe dhe të braktisur, që nuk kanë as shtëpi e as familje.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb