Kompania farmaceutike Pfizer, ka thënë se vaksina e prodhuar prej tyre kundër COVID-19 ka një efikasitet deri në 91 %, përfshirë këtu edhe fëmijët nga 5 deri në 11-vjeç.

Kompania ka dalë në përfundimin, se një dozë e tretë e vaksinës, e rrit mbrojtjen në 95.6%.

Kompania ka nisur testimet te 10 mijë persona, midis moshës 16 vjeç e lart dhe ka zbuluar se sa forcohet imuniteti ndaj përballimit të COVID-19 dhe të gjitha mutacioneve të saj.

“Një vaksinë e tretë përforcuese e rrit mbrojtjen në masën 95.6%. Kjo është një shenjë e mirë, pasi kjo përqindje është e vlefshme dhe për fëmijët, për të cilët tashmë është miratuar përdorimi i vaksinës”, thuhet në një deklaratë të Pfizer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: