Kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, i ka drejtuar një tjetër apel të fortë qeverisë, që të bëhen sa më shumë testime në të gjitha institucionet e vendit duke përfshirë këtu policisë, ushtrinë si dhe personelin shëndetësor.

Një proces i tillë sipas Ademit, është jetik dhe duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur që koronavirus të mos përhapet akoma më tepër.

Një tjetër apel, Ademi ia drejton qytetarëve të Shkodrës, që të qëndrojnë në shtëpi, por shton se kjo nuk mjafton pa testimet masive dhe pajisen e gjerë me pajisje mbrojtëse të shtresave të sipërpërmendura.

“Sot, fatkeqësisht, janë regjistruar dy raste të reja të personave të infektuar me COVID-19 në institucionet që Shkodër.
Është një personel i Reanimacionit në Spitalin e Shkodrës dhe një personel i FNSH-së Shkodër.
Përsëris edhe një herë apelin tim publik për marrjen e masave shtesë për shërbimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, kërkesë testim me URGJENCË të personave që janë në terren çdo ditë:

-Personelin shëndetësor në të gjitha institucionet e nivelet
-Policinë e Shkodrës
-Forcat e Ushtrisë
-Personat që punojnë e veprojnë në territor në asistencë e mbështetje të shtresave më në nevojë.

Është jetike që kjo të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse COVID-19 po përhapet në institucione të rëndësishme si ato të shëndetit dhe ruajtjes së rendit.
Testimi është e vetmja rrugë për të frenuar përhapjen e COVID-19, bashkë me distancimin fixik e social.
#qendronineshtepi duhet të shoqërohet me testimin në shkallë të gjërë, por edhe me pajisjen me mjete mbrojtëse të personelit shendetësor, policisë, ushtrisë dhe personave që veprojnë në territorin e Shkodrës!

Voltana
Voltana

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb